Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bumçi: Maxhoranca, Vullnet Për Zgjidhje Politike Dhe Kushtetuese
English

Bumçi: Maxhoranca, Vullnet Për Zgjidhje Politike Dhe Kushtetuese

TIRANË, 4 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, shprehu sot nga Brukseli vullnetin e maxhorancës për bashkëpunim me opozitën për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Vullneti ynë është shprehur në nivelin më të lartë, është serioz, i sinqertë për zgjidhje politike, por dhe kushtetuese. Çfarë është politike, ne jemi të gatshëm ta negociojmë dhe çfarë është ligjore, është Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Venecias", tha Bumçi. Sipas tij, në takimet e parlamentarëve shqiptarë në Bruksel, Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Stefan Fule, pati qëndrim shumë të qartë për ecurinë e Shqipërisë dhe zhvillimet e ditëve të fundit. "Folëm për marrëdhënie të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe BE-së në këto vite dhe komisioneri Fule cilëosi përiudhën 2009-2010 si vitin e arritjes dhe marrëdhënieve më të mira", nënvizoi Bumçi. Lidhur me grevën e urisë të deputetëve socialistë, Bumçi tha se "komisioneri Fule u shpreh se kjo komplikon situatën dhe shton përgjegjësinë e z. Rama. Fule tha që të gjitha palët, duhet të ndihmojnë dhe duhet të punojnë në drejtim të zgjidhjes, por nëse njëra palë shton përgjegjësinë, kjo do të thotë se nuk po punon në drejtim të zgjidhjes". Duke uruar që kolegët e tij të dalin nga greva e urisë, nga Brukseli, ku deputeti Bumci ndodhet së bashku me një grup deputetësh të Kuvendit, tha se "vendi i tyre është në parlament, ku të vijnë të përfaqësojnë qytetarët që i kanë votuar". Bumçi tha se "dhe Komisioneri i Zgjerimit, Fule kërkoi që aksioni politik i opozitës të mos dëmtojë ëndrrat e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike". Deputeti i PD, Aldo Bumçi është pjesë e delegacionit të Kuvendit, me deputetë të pozitës dhe opozitës që ndodhet në Bruksel në kuadër të takimit dy-ditor të Komisionit të Asociim-Stabilizimit mes BE dhe Shqipërisë./n.m/
KOMENTE