English

Deputetja Bulku, Apel Kryesocialistit Rama Qe Te Nxjerre Grate Nga Greva

TIRANE, 4 Maj/ATSH/- Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku i kërkoi sot publikisht kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të nxjerrë nga greva gratë deputete socialiste, të cilat prej 4 ditësh janë ngujuar së bashku me një grup deputetësh dhe simpatizantësh në disa cadra para kryeministrisë në Tiranë. "Jam këtu përpara për t'i thënë zotit Rama, se ke hyrë në një rrugë të pashpirt e mizore duke futur gratë në grevë. Zoti Rama të ndrysh në grevë urie nëna me foshnje, gra me përgjegjësi familjare, do thotë se në qënien tënde nuk ekziston asnjë ndjesi njerëzore", tha Bulku në një deklaratë për mediat. "Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e familjes e fëmijëve", tha ajo, duke ju drejtuar mes të tjerave, kryetarit të PS, Rama, se "gratë nuk mund të jetojnë në kushte si burra". Deputetja Bulku i bëri thirrje kryesocialistit Rama që t'i nxjerrë këto nëna nga greva. "Zoti Rama mos i mbaj si skllave. Zoti Rama, ti në fakt nuk e kupton se sa sublim është një fëmijë", tha Bulku./n.m/
KOMENTE