Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Forumi I Crans Montanës, Një Hap I Mëtejshëm Për Promovimin E Reformave Dhe Resurseve Të Shqipërisë
English

Ekon-Forumi I Crans Montanës, Një Hap I Mëtejshëm Për Promovimin E Reformave Dhe Resurseve Të Shqipërisë

Deklaron për ATSH-në Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë Ilir Zhilla- TIRANE, 4 Maj /ATSH-A.Gjonaj/- Forumi i pestë Ekonomik i Crans Montanës që nis punimet këtë javë në Tiranë do të ketë në fokus sfidat e krizës financiare ndërkombëtare, sfidat gjeo-strategjike lidhur me energjinë në Europën Juglindore, zhvillimin dhe përmirësimin e investimeve të huaja, etj. Partneri lokal i këtij forumi, Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë Ilir Zhilla, tha të martën në një intervistë për ATSH-në, se në fokus të punimeve të këtij evenimenti ekonomik do të jetë ecuria e mirë e reformave që ka bërë Shqipëria, përmes të cilave vendi ynë ka ardhur në vëmendje të investitorëve të huaj. "Forumi i Crans Montanës që në fillimet e tij ka qënë një lobues i madh i çështjes shqiptare dhe në vitet e fundit fokusi i tij është edhe lobimi i resurseve dhe potencialeve ekonomike", deklaroi Zhilla. Mbajtja e tij, për herë të pestë në vendin tonë, tha ai, është një tregues i produktivitetit të tij, në drejtim të thithjes së investimeve të huaja në vend. Duke u ndalur në progresin që ka arritur biznesi privat shqiptar, Zhilla nënvizon faktin se "për Shqipërinë është gjithashtu e nevojshme të zhvillohen shkëmbime ekonomike në skemat e integrimit të tregjeve rajonale, siç jane zbatimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e rajonit dhe që synojnë krijimin e një zone të lirë tregtare, me qëllim që të zbutet gjithjë e më tepër pengesa e tregut të vogël për investimet e huaja direkte". Ky Forum, sipas z. Zhilla do të shërbejë edhe si një vendtakim i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit, që e kanë të qartë se prej mungesave te bashkëpunimit nuk do të arrijnë maksimumin e shfrytëzimit të burimeve ekonomike dhe do të devijonin dukshëm nga aspirata e tyre për të qenë pjesë e një tregu edhe më të madh evropian. Pothuajse të gjithë aktorët e biznesit të rajonit, thekson ai, janë të bindur se integrimi i ardhshëm në BE është baza e reformave të përbashkëta ekonomike financiare dhe ligjore, për të arritur rritjen e mirëqenies se popujve të tyre dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Forumi organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Forumi Crans Montanë, ku veç të tjerave do të diskutohet dhe rreth çështjeve strategjike, si integrimi i Rrjeteve të Energjisë, sistemi bankar dhe financa, vendi dhe siguria globale në nivel rajonal. Në axhendën e punimeve të këtij forumi vend të rëndësishëm parashikohet të zërë sektori i energjisë, në kuadër edhe të pozicionit strategjik të Shqipërisë si një rrugë ku kalon tubacioni i gazit që vjen nga Lindja e Largët. Në këtë Forum pritet të marrin pjesë 250 pjesëmarrës, mbi 1/3 prej të cilëve përfaqësues nga institucionet kryesore financiare ndërkombëtare, nga qeveri të ndryshme të vendeve anëtare të BE-së dhe nga kompani të mëdha të huaja, të interesuara për investime në Shqipëri. /a.gj/
KOMENTE