Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Federata “Vatra” në SHBA: Opozita, po luan me fatet e Shqipërisë
English

Federata “Vatra” në SHBA: Opozita, po luan me fatet e Shqipërisë

Uashington, 4 maj, NOA - Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, përmes një deklarate lidhur me zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë të krijuar, duke i cilësuar veprimet e ndërmarra nga opozita si absurde.

“Djegia e flamurit të NATO-s gjatë protestave të opozitës para dy ditësh në sheshin e Tiranës, është një akt i shëmtuar të cilin “Vatra” e dënon në mënyrën më të ashpër, si një akt të ulët që dëmton prestigjin e shqiptarëve dhe tenton të dëmtojë procesin e integrimit të tyre në Europë”, thuhet në deklaratën e “Vatra”-s.

Duke shtuar se “obstruksionizmi i palës humbëse mbas votimeve të 28 qershorit, është shtuar në vend të një bashkëpunimi konstruktiv me koalicionin qeveritar për të mirën e vendit, pa iu shmangur rivalitetit politik që është normal në një sistem demokratik”.

“Me bojkotin e parlamentit dhe me protestat e pafund, sipas disa analistëve, udhëheqësi socialist tenton të ruajë vendin në krye, pasi sipas statutit të partisë, ai duhet të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet dhe ia lë vendin tjetërkujt. Por këmbëngulja për mosbindje civile dhe thirrjet ogurzeza ”Ja vdekje ja liri” dëshmojnë për mendimin e marrjes së pushtetit me çdo kusht, duke rrezikuar trazira në Shqipëri. Kjo na kujton vitin tragjik të 1997-ës”, nënvizon Gjon Buçaj, kryetar i federatës “Vatra”.

Në fund, thuhet se “qeveria e dorëzoi Pyetësorin për anëtarësim në BE, ndërsa delegacioni i opozitës nuk u bashkua me atë të qeverisë as për të bërë dorëzimin, duke dëshmuar kështu se PS është kundër integrimit, aspirates shekullore të shqiptarëve”.

n.e/NOA

KOMENTE