English

Fier: Përurohet Galeria Private E Arteve Figurative "Meçaj"

FIER, 4 maj /ATSH, Rr.Isufaj/ - Pas një përvoje artistike 18-vjeçare, piktori dhe skulptori Shkëlqim Meçaj përuroi të martën hapjen e Galerisë private, "Meçaj", në të cilën si fillim janë shfaqur vetëm vepra të realizuara prej tij. Meçaj ka prezantuar në këtë ekspozitë rreth 60 punime në pikturë dhe 42 skulptura, prej të cilave 25 ishin në gur, 15 skulptura në dru dhe 2 skulptura në beton, që në përgjithësi, trajtojnë tema historike. "Më ka ngacmuar historia, ndaj dhe punimet e mia përcjellin imazhin e kësaj historie duke i bërë apel brezave, institucioneve dhe individëve që të krenohen dhe në të njëjtën kohë të japim një dorë për të zbuluar ato vlera të mbuluara nga mjegulla kohore dhjetrashekullore", tha Meçe./ch/
KOMENTE
  • Jon Skenderaj18:08 - 20 Dhjetor 2011
    SUKSESE SUKSESE Te admiroj per oreksin e madh qe ke per te verteten,per dashurin dhe deshiren e vendit tend,dhe karakterin e rrall dhe te perkryer qe ke,rrofsh sa mali i kreshpanit.