Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gratë greviste: Të tronditura nga gjuha e urrejtjes së deputetes Bulku
English

Gratë greviste: Të tronditura nga gjuha e urrejtjes së deputetes Bulku

Tiranë, 4 maj, NOA – Tetë gratë socialiste, të futura në grevën e urisë, i kanë dërguar sot një letër deputetes të Partisë Demokratike Rajmonda Bulku, në formë reagimi pas deklaratës së saj me të cilën i bënte thirrje kryesocialistit Rama t’i nxirrte nga greva.

“Neve nuk na ka sjellë në këtë grevë urdhri i kryetarit, por e ardhmja e fëmijëve tanë”, shkruajnë në letrën e tyre grevistet.

Duke shtuar, gjithmonë duke iu referuar deputetes Rajmonda Bulku se “politika nuk është arena, ku ata që hyjnë, duhet të shpërfytyrohen dhe mos e luaj rolin që luajte sot për hir të pushtetit”.

Nga ana e saj, deputetja Bulku i kërkoi sot kryetarit të Partisë Socialiste që të nxjerrë nga greva e urisë vajzat dhe nënat me fëmijë, që janë pjesë e saj.

“Jam këtu përpara për t’i thënë zotit Rama se ke hyrë në një rrugë të pashpirt e mizore duke futur gratë në grevë. Të ndërhysh në grevë urie nëna me foshnje, gra me përgjegjësi familjare do thotë se në qenien tënde nuk ekziston asnjë ndjesi njerëzore”, tha deputetja demokrate.

n.e/NOA

KOMENTE