Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva E Ps/ Këshilltarët Demokratë Të Bashkisë, Shqetësim Për Trafikun E Rënduar Ne Tirane
English

Greva E Ps/ Këshilltarët Demokratë Të Bashkisë, Shqetësim Për Trafikun E Rënduar Ne Tirane

TIRANË, 4 Maj/ATSH, Eriola Çuko/ - Grupi i Këshilltarëve Demokratë të Bashkisë së Tiranës shprehu sot shqetësimin për trafikun e tejrënduar dhe kaotik në kryeqytet, shkaktuar nga greva e urisë së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para kryeministrisë. Referuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, këshilltari Taulant Bino në emër të grupit të Këshilltarëve demokratë tha se "është cinike dhe në shkelje të plotë të ligjit të deklarosh se "unë jam kryetari i Bashkisë dhe trafikun e bëj si të dua". Sipas tij, "vonesa në qarkullim me të paktën 45 minuta me shumë, vogëlushë që nuk arrijnë në kopshte e shkolla në kohën e duhur, prindër që shkojnë me vonesë në punë, prindër që kthehen me vonesë pranë fëmijëve, ndotje të ajrit dhe rritje të zhurmave në qendrat e banuara, më shumë karburant e më shumë shpenzime për të qarkulluar, humbje ekonomike për bizneset e bllokuara prej trafikut dhe prej klimës politike të krijuar, janë këto në listën e shërbimeve që ofron kryetari i Bashkisë, Rama". Qyteti i Tiranës për shkak të paaftësisë së Bashkisë, ka sot një sistem transporti publik të cunguar e pa alternativa, përveç asaj të përdorimit të automjetit personal, tha Bino, duke shtuar se "duke bllokuar bulevardin kryesor të kryeqytetit, Rama po fut në kolaps trafikun dhe bashkë me të jetën normale të qytetarëve". "Kemi të bejme me rastin e vetëm kur organizimi i një grevë urie nuk kërkon ndërgjegjësimit e opinionit publik mbi shqetësimin e grevistëve, por shkatërrimin e jetës së qytetarëve. Askush nuk e ndalon z. Rama dhe deputetët e PS të vazhdojnë grevën e tyre në çdo lloj mjedisi tjetër", u shpreh ai. Sipas tij, "zgjedhja e bulevardit kryesor është bërë me qëllimin e vetëm për të paralizuar jetën normale në kryeqytet". Bino shtoi se "karriera politike e z.Rama është me sa duket shumë e shtrenjtë për të, por kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të marrë peng qytetin e vendin dhe nëpërkembur interesat e qytetarëve të Tiranës si dhe gjithë shqiptarëve". Ai i bëri thirrje z. Rama ta ndërpresë këtë grevë pa kauze dhe princip dhe nëse jo, "t'a zhvendosë në një mjedis tjetër, më të përshtatshëm edhe për vetë grevistet, në mënyrë që jeta në kryeqytet të kthehet në normalitet"./n.m/
KOMENTE