English

Ish-Të Përndjekurit Politikë: Ps Nuk Mbron Të Drejtat Tona

TIRANË, 4 Maj/ATSH/.- Përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë kundërshtuan sot grevën e urisë së deputetëve socialistë, duke u shprehur se "PS nuk mbron të drejtat e kësaj shtrese, e cila përfaqësohet nga e djathta shqiptare". Dhjetra ish-të përndjekur organizuan sot një protestë para selisë së PS-së në shenjë proteste ndaj grevës së urisë së deputetëve socialistë, e cila vijon prej katër ditësh para selisë së Kryeministrisë. "Ne sot po protestojmë kundër atyre që flasin në emër të popullit, kundër atyre që na internuan dhe sot flasin në emrin tonë. Edi Rama duhet ta kuptojë që populli shqiptar nuk është vetëm ajo pjesë që e shoqëron atë. Shoqata e ish-të përndjekurve politikë është konseguente në parimin e saj. PS nuk mbron të drejtat tona dhe as bllokmenët nuk mund të na mbrojnë ne. Të drejtat tona i mbron e djathta shqiptare, i mbron Partia Demokratike, që i kemi dhënë votën tonë", thuhet në një deklaratë për shtyp të ish-të përndjekurve, të publikuar gjatë protestës së organizuar para selisë së PS-së. /a.s/s.s./
KOMENTE