Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, gruaja me ferexhe gjobitet me 500 euro
English

Itali, gruaja me ferexhe gjobitet me 500 euro

Novara (Itali), 04 maj, NOA - Policët në Itali kanë gjobitur një grua me 500 euro për veshjen e ferexhesë.

26 vjeçarja nga Tunizia po ecte me bashkëshortin e saj në rrugët e qytetit të Novarës, kur ajo u ndalua nga policia. Policia e gjobiti, kur bashkëshorti i saj refuzoi që ata të mund të shikoni fytyrën e saj.

Ky është ndëshkimi i parë me gjobë i këtij lloji në Itali. Ndërsa, nuk ka një ligj specifik për mbulimin e fytyrës në publik, madje as për kokoren e motorrit. Që prej 1975 është ndaluar në Itali veshja e ferexhesë.

Incidenti i sotëm në Novara vjen pas debatit për ndalim më të gjerë të ferexhesë në vendet evropiane.

Belgjika ishte vendi i parë evropian, që ndaloi ferexhenë javën e kaluar dhe parlamenti francez së shpejti do të debatojë ndalimin, të kërkuar nga qeveria.

NOA/RFE

KOMENTE