English

Juventus, ultimatum për Bentiez

Itali, 4 maj NOA – Skuadra e Juventusit ka vendosur një ultimatum në drejtim të teknikut spanjoll të Liverpulit, Rafa Bentiez.

Ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e zgjatjes së kësaj tratative, ku drejtuesit bardhë e zinj me sa duket janë lodhur nga një fakt i tillë dhe me shumë mundësi do të hidhen në merkato për të siguruar shërbimet e ndonjë tekniku tjetër.

Kështu shtypi britanik ka bërë të ditur disa nga alternativat e tjera të Benitezit, ku në radhë të parë qëndrojnë Luciano Spalletti dhe Cesare Prandelli.

Këtë fakt e ka pohuar e përditshmja britanike “The Sun”, ku krahas saj shtohet se Juventus është në pritje të përgjigjes së spanjollit dhe kjo duhet të vijë të paktën ditët në vazhdim.

r.b/NOA

KOMENTE