Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Greva e PS-së, barrikadë artificiale
English

Meta: Greva e PS-së, barrikadë artificiale

Tiranë, 4 maj, NOA – Një “barrikadë artificiale” e ka cilësuar zv/kryeministri Ilir Meta, gjatë një prononcimi të tij për mediat, protestën maratonë dhe grevën e urisë së iniciuar nga Partia Socialiste.

Sipas tij, veprime të tilla nuk i shërbejnë aspak momentit në të cilin gjendet vendi dhe që është ai i proceseve të mëdha integruese.

“Momenti është për dialog dhe për zgjidhje që vijnë përmes tij dhe respektimit të institucioneve”, ka thënë ndër të tjera, numri dy i qeverisë.

Duke shtuar se ai “shpreson në vendosjen e një dialogu të shpejtë për ta kaluar këtë situatë”.

Meta ka shtuar ndër të tjera se nuk e paragjykon një veprim të tillë, por kjo sipas tij, nuk është zgjidhja e duhur e situatës.

“Situata të tilla po shkojnë në favor të kundërt për vendin, i cili gjendet para momenteve të rëndësishme historike”, ka përfunduar prononcimin e tij, zv/kryeministri Ilir Meta.

n.e/NOA

KOMENTE