English

Metalla: Rama po e kthen dramën personale në dramë kombëtare

Tiranë, 04 maj, NOA – Për deputetët e Partisë Demokratike sjellja e fundit e opozitës është e orientuar vetëm nga interesi personal i lidershipit të Partisë Socialiste. Deputeti i Partisë Demokratike, Osman Metalla u shpreh sot se Kryetari i PS-së po punon kundër liberalizimit të vizave.

“Zotin Rama e tmerron fakti që shqiptarët do të lëvizin të lirë. Dramën personale përpiqet ta shndërrojë në dramë kombëtare. Në të vërtete po dështon në çdo rast. Ai zgjodhi mënyrën më ekstreme që mençurisht ka gjetur braktisjen më ekstreme të shqiptarëve”, tha Metalla.

Ai akuzoi kreun e PS-së dhe drejtues të tjerë të opzitës për lidhjet me të kaluarën komunite.

“Edvin Kristaq Rama dhe grupi i bllokmenëve të tij me Ilir Xhelil Gjonin, Ditmir Sulejman Bushatin, Enkelejda Hamid Shamkun, Dashamir Myslim Pezën, Ilir Hamid Beqja, Gramoz Ruçin, qëllimin më imediat kanë bllokimin e vizave dhe pengimin e integrimit të Shqipërisë ne BE”, u shpreh Metalla.

Ai e cilësoi si dështim protestën e datës 30 prillit dhe pas saj vendosi të fusë në grevë urie deputetët e PS si një mënyrë tjetër kriminale për të penguar heqjen e vizave.

“Radikalizimi i veprimeve të tyre të marra ne dëshpërim janë përpjekje e hapur e bllokmenëve për të bllokuar vizat, për të marrë pushtetin, për të krijuar përplasje dhe për të ardhur në pushtet me çdo mjet përveç votës”, u shpreh Metalla.

m.xh/NOA

KOMENTE