Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti Europian: Serbia të ketë qëndrim pragmatist ndaj Kosovës
English

Parlamenti Europian: Serbia të ketë qëndrim pragmatist ndaj Kosovës

Bruksel, 04 maj, NOA - Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia të ketë “qëndrim pragmatik” ndaj statusit të Kosovës, ndonëse shton se “njohja e Kosovës tash për tash nuk është një mundësi e pranueshme për udhëheqjen në Beograd”.

Kështu thuhet në projekt rezolutën e për të cilën është debatuar në Këshillin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Në projekt - rezolutë e cila do të plotësohet me amendamentet shtesë nga debati dhe do të miratohet në fillim të qershorit vihet në pah se Parlamenti Evropian është i “brengosur” për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe theksohet se “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë esenciale për aspiratat e Serbisë” dhe vendeve tjera të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Projekt-rezoluta është arsyetuar edhe me faktin që në fuqi ende është rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pavarësisht faktit që

Kosovën e kanë njohur 22 vende të Bashkimit Evropian, ndërsa 5 kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë.

Parlamenti Evropian do të duhej që në sesionin plenar të miratoj versionin përfundimtar të kësaj rezolute me të cilën Serbia ftohet që të ndërpresë bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht lidhur me kërkesën e paradokohshme të Prishtinës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Vihet në pah gjithashtu se “ky kontest rrezikon tregtinë rajonale dhe bashkëpunimin në kuadër të CEFTA-s, me çka dëmtohen vendet e kësaj hapësire”.

Projekt – rezoluta apostrofon edhe problemet që dalin nga “mungesa e ligjshmërisë dhe krimi i organizuar në veri të Kosovës”.

Dokumenti përshëndet “përparimin e vlefshëm” të EULEX-it në sektorin e policisë dhe doganave, ndonëse thuhet se “ky mision (EULEX) duhet të shpejtojë veprimin e vetë që përfundimisht të dalë me rezultatet të prekshme në luftën kundër korrupsionit në nivelin e lartë, goditjen e krimit të organizuar dhe krimeve të luftës”.

Në këtë kontekst thuhet se “viti 2010 duhet të jetë vendimtar për përparime në reformat kyçe siç janë lufta kundër korrupsionit, decentralizimi dhe reforma e administratës shtetërore”.

Projekt – rezoluta në fund kërkon nga Komisioni Evropian që sa më parë të nisë dialogun me Prishtinën për heqjen e vizave të Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës.

NAO/RFE

KOMENTE