Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Greva, Aksion Politik I Maturuar
English

Rama: Greva, Aksion Politik I Maturuar

TIRANË, 4 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - "Protesta shkoi deri në grevë urie sepse nuk ka më rrugë të normalitetit demokratik. Greva erdhi në një moment të jashtëzakonshëm, që njerezit e bënë me vetëdije të plotë", tha sonte në mbrëmje kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në një emision televiziv. Ai e cilësoi grevën një "aksion politik i maturuar, pasojë edhe e diskutimit me të gjithë. Ishin disa deputetë që bënë propozimin ndërsa për ta kthyer në vendim, duhej konsensusi i të gjithëve". Rama tha se u zgjodh vendi para Kryeministrisë për faktin sepse është "vendi i duhur për të dhënë mesazhe të qarta për kryeministrin e vendit". "Kjo protestë nuk do të kthehet mbrapsht përvec arsyes së vendosur për të dalë me një rezultat konkret që të zgjidhë këtë problem madhor prej 20 vitesh, për të drejtuar ata që zgjidhen me votë", tha kryesocialisti Rama. Ndërkohë, ai tha se "greva nuk do të ndalet", por do të vazhdojë deri në arritjen e transparencës së zgjedhjeve. "Ne nuk kërkojmë rinumurim, por hetim të numurimit, sepse nuk duam të ndryshojmë rolet në tavolinë, pa zgjedhje. Ne kërkojmë hetim të kutive të zgjedhjeve, përfshirë listat, procesverbalet, të identiteteve të atyre që kanë votuar", tha kryetari i PS-së. Ai shpjegoi se "PS nuk kërkon rinumurim nëpër qarqe, por në kuti të vecanta për të parë përputhshmërinë me rezultatet dhe për të konstuar se c'ka sjellë ky veprim dhe c'duhet të rregullohet", ndërsa kërkoi që personat që kanë numuruar keq dhe shumë keq me qëllim, të shkojnë para ligjit. Rama kundërshtroi opsionin për Komisionin e Venecias, duke u shprehur se "nuk është opsion për ne, se nuk kemi gjë për të kërkuar për sqarim. Ne jemi të qartë, dimë shqip dhe të lexojmë se jetojmë në këtë vend, ku kemi të drejtë të marrim frymë lirisht", tha ai. Rama kërkoi që z. Sali Berisha të sillet si kryeministër i gjithë shqiptarëve. "Duhet të sillet si personi që ka përgjegjësi për këtë krizë, që është shkaku pse opozita bojkotoi kuvendin, pse proteston", tha ai./n.m/
KOMENTE