Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Policia Reagon Ndaj Protestes Se Paligjshme Te Simpatizanteve Te Ps
English

Shkoder: Policia Reagon Ndaj Protestes Se Paligjshme Te Simpatizanteve Te Ps

SHKODËR, 4 maj/ATSH-G. Marku/-Policia e Shkodrës ndërhyri dhe zhbllokoi rrugën kombëtare pranë urës së Bahçallëkut, në hyrje të qytetit, e cila pezulloi kalimin e automjeteve për disa minuta nga një tubim pa leje, organizuar nga një grup simpatizantësh të degës së Partisë Socialiste. Zëdhënësja e shtypit pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia mes një deklarate për shtyp bëri të ditur se "një grup prej 15-20 personash, simpatizantë të Partisë Socialistë u mblodhën për të protestuar, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin e rrugës nacionale". Sipas saj, "Komisariati i Policisë nuk kishte marrë asnjë njoftim për këtë tubim nga dega e PS e Shkodrës" "Janë shoqëruar nga Komisariati i Policisë tre shtetas, që po intervistohen nga shërbimet e policisë gjyqësore për organizimin e tubimit të kundraligjshëm dhe po kryen veprimet proceduariale për veprat penale të parashikuara nga neni 262 për "Organizim dhe manifestim i paligjshem" dhe neni 293 për "Bllokim të rrugëve nacionale", tha zëdhënësja e shtypit e policisë së Shkodrës Fatbatdha Çelepia./n.m/
KOMENTE