Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia: Do Të Bëjmë Të Pamundurën Për Shmangien E Një Përballjeje Ushtarke Iran-Perëndim
English

Turqia: Do Të Bëjmë Të Pamundurën Për Shmangien E Një Përballjeje Ushtarke Iran-Perëndim

DUBAI, 4 maj /ATSH-AFP/ - Turqia do të bëjë gjithshka që varet prej saj për të shmangur një përballje ushtarake mes Perëndimit dhe Iranit, por Teherani duhet të provojë transparencën e programit të tij bërthamor, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, i cili citohej nga një e përditshme arabe. "Do të bëjmë ç'të jetë e mundur për të mundësuar ndërtimin e besimit mes Iranit dhe SHBA, po ashtu mes Iranit dhe Perëndimit, për të shmangur një përballje ushtarake dhe sanksione eventuale", deklaroi Ahmet Davutoglu, në një intervistë të publikuar sot nga ''al-Hayat''. ''Nga ana tjetër, Iran "duhet të japë garanci" për qëllimet dhe karakterin paqësor të programit të tij bërthamor" dhe të jetë transparent me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, AIEA'', theksoi ministri turk. Davutoglu u shpreh optimist lidhur me mundësinë për arritjen e "një zgjidhjeje diplomatike" dhe bëri thirrje për theksimin e përpjekjeve në këtë drejtim./ /i.p/
KOMENTE