English

Bumçi:Objektivi I Ramës, Bllokimi I Heqjes Së Vizave

TIRANË, 5 Maj/ATSH/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi sot për mediat se "objektivi i parë i Edi Ramës është bllokimi i heqjes së vizave". Duke e cilësuar "një burg në mes të bulevardit" vendndodhjen e grevës së urisë së deputetëve socialistë, Bumçi tha se "Rama kërkon pushtet me dhunë". "Objektivi i tij i parë është bllokimi i heqjes së vizave dhe izolimi i Shqipërisë. Edi Rama, me burgun që ka ngritur në mes të rrugës, synon marrjen e pushtetit me përplasje e me dhunë dhe për këtë ai mban përgjegjësi personale", u shpreh deputeti Bumçi, njëkohësisht kryetar i degës së PD-së për Tiranën. Ndërsa deputetja demokrate Albana Vokshi, në një deklarim për mediat, ripërsëriti akuzat ndaj kryetarit të PS-së se i ka detyruar gratë të hyjnë në grevë urie. "Mos i mbaj nënat në burgun tënd të rrugës. Futja e nënave në grevë urie është e pafalshme dhe vetëm Rama mban përgjegjësi për jetën e tyre", u shpreh deputetja Vokshi./a.s/s.s./
KOMENTE