Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edhe Pse Në Krizë Greqia Shpenzon Miliarda Euro Për Armë
English

Edhe Pse Në Krizë Greqia Shpenzon Miliarda Euro Për Armë

ATHINË, 5 maj /ATSH-MIA/ - Edhe pse është goditur nga një krizë serioze financiare, Greqia mbetet një nga blerëset më të mëdha të teknikës ushtarake në Evropë duke vazhduar të furnizohet me aeroplanë, nëndetëse dhe armë. Siç thekson gazeta greke "Eleftherotipia", Greqia nuk mund t'i lejojë vetes pakësim të shpenzimeve për furnizimin me armë, përderisa nuk siguron një paqe absolute me konkurrenten e saj kryesore në rajon, Turqinë. Ndërkohë, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominiue Strauss-Kahn kërkoi nga autoritetet në Athinë që t'i pakësojnë ndjeshëm shpenzimet ushtarake për daljen nga kriza financiare. Sipas "Eleftherotipia"-s, në buxhetin e Greqisë për vitin 2010 janë parashikuar për mbrojtjen gjashtë miliardë euro, thënë ndryshe 2,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky raport është më i madh edhe nga ai i Francës apo Britanisë së Madhe./ a.jor.
KOMENTE