English

Greqi - Kokjele Molotov Dhe Zjarrvënie Dyqaneve Në Athinë

ATHINE, 5 maj /ATSH-AFP/ - Disa grupe të rinjsh thyen vitrinat e disa magazinave dyqaneve dhe agjencive bankare, në dritaret e të cilave hodhën disa kokteje molotov në duke shkaktuar disa zjarr në disa ndërtesa përgjatë bulevardit qendror të Athinës, gjatë protestës së sotme të organizuar nga dy sindikatat më të mëdha në vend kundër masave të ashpra ekonomike, njoftoi një burim për AFP. Grupet e të rinjve pas vënies së zjarreve kanë shkatërruar disa prej vitrinave kryesore të disa qendrave tregtare dhe të stacioneve të autobusëve duke përdorur sende të forta dhe gurë, por pa u vene re nga policia. Grupet e të rinjve janë infiltruar menjëherë në turmën e manifestuesve që protestonin përgjatë gjithë mëngjesit në kryeqytetin grek./ /i.p/
KOMENTE