Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi - Mbi 34 Mijë Protestues Në Mbarë Vendin Kundër Masave Të Ashpra Ekonomike
English

Greqi - Mbi 34 Mijë Protestues Në Mbarë Vendin Kundër Masave Të Ashpra Ekonomike

ATHENES, 5 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 20 mijë persona janë mbledhur sot me mesditë në Athinë dhe rreth 14 mijë të tjerë në Selanik, veriu i vendit, në një grevë të përgjithshme të organizuar nga sindikatat e mëdha në vend kundër masave të ashpra ekonomike të ndërmarra nga qeveria, deklaruan për AFP-në burimet policore. Rreth 10 mijë manifestues, të mbledhuur nën një banderolë të madhe ku bëhej një thirrje për "luftë kundër masave antisociale", ndërkohë që manifestuesit dëgjonin fjalimet e drejtuesve të dy prej grupimeve më të mëdha sindikale, përkatësisht të liderit të Konfederatës së Punonjësve të Sektorit Privat, 'GSEE', me një milion anëtarë dhe Konfederatës së Punonjësve të Sektorit Publik 'Adedy', me 370 mijë anëtarë, prisnin të niste protesta e gjerë. Gati 14 mijë manifestues ishin në mbështetje të tyre duke protestuar në Selanik, qyteti më i madh verior i Greqisë, sipas burimeve policore./ /i.p/
KOMENTE