English

Ipeshkëvinjtë E Kishës Katolike, Apel Për Zgjidhjen E Krizës Politike Në Vend

TIRANË, 5 Maj/ ATSH/- Ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri i bënë apel krerëve më të lartë të shtetit dhe klasës politke në vend për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në një deklaratë për shtyp, Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike, shprehen se, duke përjetuar situatën shoqërore e politike në vendin tonëm e cila po kalon një krizë që dita-ditës po thellohet, u drejtohemi me këtë thirrje të gjitha institucioneve të larta të vendit. "Kisha Katolike në Shqipëri në periudha të vështira të historisë së vendit, nuk ka qëndruar indiferente, por gjithmonë ka nxitur vëllazërimin dhe është angazhuar për të mirën e përbashkët", thuhet në deklaratën për shtyp. Sipas tyre, "në këtë situatë të krijuar vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është anëtar i NATO-s dhe një vend qe po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me rradhë, dhe integrimin në Bashkimin Europian". Në këtë drejtim ata i bën thirrje klasës politike që me ndërgjegje dhe përgjegjësi të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur. Ipeshkëvinjtë janë mbledhur në Asemblenë e tyre të rregullt vjetore e cila mbahet më 4 dhe 5 maj 2010, sipas kalendarit të parashikuar./s.d//n.m/
KOMENTE