Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI homazhe për 5 Majin, Rama: Ditë e shenjtë për shqiptarët
English

LSI homazhe për 5 Majin, Rama: Ditë e shenjtë për shqiptarët

Tiranë, 05 maj, NOA - Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve”. Sekretrai i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama dhe Nënkryetari Petrit Vasili, vendosën kurorën me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se “jemi këtu edhe për të shprehur solidaritetin tonë me gjithë familjet e tyre, por edhe me të gjithë veteranët dhe familjet shqiptare që kanë kontribuar në fitoren e Luftës Antifashiste Nacionale- Çlirimtare, që pa dyshim qëndron në themel të gjithë përpjekjeve tona edhe sot për të ndërtuar një shoqëri të lirë, një shoqëri demokratike”.

Kjo ditë sipas Ramës, duhet të shërbej si ditë reflektimi për të gjithë ne, për të kontribuar dhe punuar të gjithë së bashku për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“5 Maji është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse është dita e mirënjohjes për gjakun e derdhur nga martirët e kombit tonë në luftën më të lavdishme të zhvilluar nga kombi ynë, atë Antifashiste Nacional- Çlirimtare, e cila jo vetëm që garantoi pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, por në themel të kësaj Shqipërie evropiane që ne synojmë sot, qëndron pikërisht sakrifica e këtyre martirëve”, u shpreh Rama.

Homazhe pranë monumentit, zhvilluan edhe Nënkryetari i LSI dhe Ministri i Ministri i ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, N/Kryetarja dhe Zv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, Zv/ministri i Integrimit z. Edmond Hoxha, Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, anëtarët e Kryesisë së LSI Spartak Braho, Besjan Pesha, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun Ardit Çela,etj.

m.xh/NOA

KOMENTE