English

Nisma Adriatiko-Joniane: Së shpejti, Shqipëria dhe Bosnja pa viza drejt BE-së

Ankona, 5 maj, NOA - Finalizimi i shpejtë i procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën paraqet një rëndësi të madhe për Bashkimin Evropian.

Ky fakt theksohet në deklaratën e Ankonës, e firmosur nga kryediplomatët e Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në kuadrin e takimit të Nismës Adriatiko-Joniane, mbajtur në Ankona në Italisë.

Ky dokument nënvizon ndër të tjera perspektivën e qartë dhe të afërt evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e dukshëm vendi ynë ka arritur në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Por në fokus të Deklaratës për Strategjinë Evropiane për rajonin Adriatiko-Jonian, krahas theksimit të procesit integrues në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënvizohej edhe nevoja e inicimit të projekteve të bashkëpunimit në sektorë strategjikë si: energjia, transporti, turizmi, kultura, arsimi, si dhe bashkëpunimi ndër-portual, zhvillimi rural dhe nxitja e kontakteve ndëruniversitare mes vendeve të këtij rajoni.

Takimi i Ankonës u zhvillua me ftesë të ministrit të Jashtëm Italian, Franko Frattini, nën një një simbolikë të veçantë, pasi ai përkoi me 10-vjetorin e krijimit të Nismës Adriatiko-Joniane.

n.e/NOA

KOMENTE