Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta e grave demokrate, PS: I mirëkuptojmë pse dolën kundër nesh
English

Protesta e grave demokrate, PS: I mirëkuptojmë pse dolën kundër nesh

Tiranë, 5 Maj NOA - Deputetja e PS, Vasilika Hysi ka reaguar në lidhje me mitingun e grave të PD para baskisë së Tiranës, duke vlerësuar se ky ishte një antimiting qeveritar/ “Të gjithë ishim dëshmitarë, ju dhe ne sot, që zonja Topalli për herë të dytë pas mitingut dhe koncertit festiv të datës 1 maj, detyron mësues, pjesëmarrës të administratës, nxënës të shkollave të ndryshme të lenë mësimin, të lenë punën, të mbyllin zyrat dhe të vijnë të bëjnë një antimiting para Bashkisë së Tiranës. Ky ishte veprimi më i turpshëm që ne kemi parë në ditën e pestë të grevës së urisë”, - tha Hysi.

Ajo i kërkoi kërkoja koleges sime Topalli që të heqë dorë nga këto antimitingje dhe si nënë, por edhe si krye parlamentare, së bashku me koleget tona nëna deputete të PD, të manifestojmë së bashku për lirinë e votës, për lirinë e fjalës, për dinjitetin tone, sepse ne i detyrohemi të gjithë fëmijëve tanë, i detyrohemi këtij populli”.

Dhe sot pas 20 viteve demokraci, - tha Hysi, - ne duhet të jemi modeli i qeverisjes së mirë, i demokracisë, shtetit të së drejtës, i respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër Hysi tha se i mirëkupton shumë të gjitha nënat, motrat dhe gratë, të cilat u detyruan sot të protestojnë dhe më vjen shumë mirë që një pjesë prej tyre pas protestës vijnë dhe na takojnë ne gratë socialiste, simpatizantët dhe mbështetësit tanë në këtë shesh.

“Unë i falënderoj të gjitha gratë për mesazhet, për mbështetjen dhe për praninë e tyre pavarësisht se pak minuta më parë kanë qenë te bashkia Tiranës për të bërë një protestë kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre”.

Kurse përfundoi me fjalët: “Sot ne jemi në shesh për të mbrojtur interesat e të gjithë fëmijëve tanë të majtë dhe të djathtë, s’ka rëndësi se kujt partie, demokracia është e të gjithëve”.

e.r/NOA

Lexoni këtu si erdhi reagimi

Më shumë lajme nga Politika

KOMENTE