English

Shba - ''Washington Post'' Nxjerr Në Shitje Të Përjavshmen ''Newsweek''

NJU JORK, 5 maj /ATSH-AFP/ - Grupi amerikan i medias ''Washington Post'' njoftoi sot nxjerrjen në shitje të së përjavshmes ''Newsweek'', që pati humbje të mëdha që prej vitit 2007 dhe që nuk mundi të rimëkëmbej. "Humbjet e 'Newsweek' në vitin 2007-09 kanë qenë të vazhdueshme. Pavarësisht përpjekjeve heroike të menaxhimit dhe stafit të Newsweek, ne mendojmë se do të ketë akoma më shumë humbje në 2010-n'', theksoi administratori i grupit, Donald Graham. "Ne po mundohemi të gjejmë mundësi për të zgjighur këtë problem'', shtoi ai. ''Newsweek'' u themelua më 1993./ /ec/ a.jor.
KOMENTE