Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Dëmtohet Kristi Vangjeli, Rrezikon Pjesmarrjen Në Miqësoret E Kombëtares
English

Sport-Futboll/ Dëmtohet Kristi Vangjeli, Rrezikon Pjesmarrjen Në Miqësoret E Kombëtares

TIRANË, 5 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Kampionati 2009-2010 është një sezon për t'u harruar për Kristi Vangjelin. Kjo, jo vetëm për faktin se pak ditë më parë mbrojtësi shqiptar doli i humbur për të katërtën herë në finalen e Kupës së Greqisë, por mbi të gjitha, për dëmtimet që nuk e kanë lejuar të aktivizohet me vazhdimësi. Korçari është dëmtuar sërish në gju dhe i ka dhënë lamtumirën fundit këtij sezoni futbollistik. Sipas faqes zyrtare të klubit grek Aris, "24-vjeçari ka ndierë probleme në gjurin e djathtë, në sfidën e vlefshme për fazën "play-off" në Superligën greke, që Arisi i Selanikut ka humbur në fushën e PAOK-ut". Ky është një problem i përsëritur: dëmtimin në gju Vangjeli e pësoi gjatë grumbullimit me kombëtaren, përpara sfidës eliminatore me Danimarkën në shtator të vitit 2009, gjatë një kontakti në stërvitje me shokun e skuadrës, Andi Lila. Ai dëmtim e la mbrojtësin afro dy muaj jashtë fushave. Stafi mjekësor i Arisit ka shpresa se gjendja e lojtarit do të përmirësohet në harkun e dy javëve, megjithatë, sipas mediave helene, ai do të jetë i detyruar që të shohë ndeshjet e mbetura të skuadrës vetëm nga tribuna. Mjeku i Arisit, Vangelis Fantazis, deklaroi se "Kristi kishte probleme që prej fillimit të ndeshjes, por ai duroi dhimbjet dhe vazhdoi të luante. Gjatë kontrollit pas takimit na konfirmoi se vazhdonte të ndiente probleme në ligamentet e gjurit dhe mendoj se në rastin më të mirë do të jetë i detyruar të qëndrojë të paktën dy javë jashtë fushave". Ky dëmtim rrezikon edhe grumbullimin e Vangjelit në kombëtare, për dy miqësoret që Shqipëria do të luajë në Podgoricë, më 25 maj kundër Malit të Zi dhe më 2 qershor kundër Andorrës në Tiranë. Duke qenë se mungojnë edhe rreth tri javë nga testi i parë, gjendja e tij do të monitorohet vazhdimisht nga zyrtarët e FSHF-së dhe stafi i përfaqësueses, nëpërmjet kontakteve me vetë lojtarin. Nuk përjashtohet gjithashtu që mbrojtësi të jetë i grumbulluar, me synimin për të qëndruar pranë ekipit dhe për t'u mbajtur nën kontrollin e stafit mjekësor të përfaqësueses. /a.ke/
KOMENTE