Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Majlinda Kelmendi Mes 25 Yjeve Të Olimpiadës Londër 2012
English

Sport- Majlinda Kelmendi Mes 25 Yjeve Të Olimpiadës "Londër 2012"

TIRANË, 5 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është përfshirë në listën e yjeve më të mëdhenj të sportit, në një projekt gjigant promovues të "BBC", për lojërat olimpike "Londër 2012". Në projektin, i cili nis në verën e këtij viti dhe përfundon pas dy vitesh, do të përfshihen 25 sportistë, që pritet të shkëlqejnë në olimpiadë. Përveç Majlinda Kelmendit, aty ndodhen edhe rekordmenët botërorë, si notari amerikan, Majkëll Felps, dhe sprintieri i mirënjohur xhamajkan, Usain Bolt. Përpara disa ditësh, një grup xhirimi i "BBC"-së qëndroi në Kosovë për të filmuar detaje nga jeta dhe stërvitjet e kampiones së botës në xhudon për të rinj, Majlinda Kelmendi. Në faqen zyrtare të BBC (bbc.co.uk) konfirmohen edhe detajet e projektit, që do të transmetohet në televizion, radio dhe internet. Projekti pritet të fillojë më 27 qershor 2010, ndërsa BBC do t'i gjurmojë 25 atletë nga 5 kontinente dhe nga 20 sporte të ndryshme olimpike, në përpjekjet për të arritur suksese në olimpiadën "Londra 2012"./n.m/
KOMENTE