Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID e Ministria e Bujqësisë, projekt për konkurrencën në bujqësi
English

USAID e Ministria e Bujqësisë, projekt për konkurrencën në bujqësi

Fushë Krujë, 5 Maj, NOA – Konkurrenca në treg mund të garantohet vetëm në bazë të një cilësie më të mirë prodhimesh.

Për këtë qëllim, specialistë nga Ministria e Bujqësisë, Qendra të Transferimit të Teknologjisë, kërkues nga Universiteti i Tiranës, specialistë prodhimi nga Projekti i USAID-it për Konkurueshmërinë e bujqësisë dhe përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe prodhuesve u takuan sot në Fushë Krujë për të diskutuar rrugët për një mbështetje më të mirë për konkurrueshmërinë e produkteve dhe fermerëve shqiptare.

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorëve, Genc Ruli dhe Drejtori i Misionit të USAID, Joseph C. Uilliams, folën në hapjen e aktivitetit.

Ruli përshkroi rolin e rëndësishëm që bujqësia ka dhe përpjekjet më të fundit që ka ndërmarrë ministria për forcimin e prodhimit bujqësor.

Uilliams u ndal në rolin që shërbimet kërkimore dhe të shtrirjes mund të luajnë për ta bërë sektorin më dinamik dhe konkurrues dhe i bëri thirrje Qendrës për Transferimin e Teknologjisë dhe Universitetit të bashkëpunojë me USAID për identifikimin e mënyrave për të nxitur kërkime dhe për të ndarë ide të reja që do të mund të ndihmonin fermerët në rritjen e prodhueshmërisë.

“Gjatë dy viteve të fundit projekti i USAID-it për bujqësinë ka punuar për të gjetur mënyra të reja për të përmirësuar prodhueshmërinë e bujqësisë në kundërpërgjigje të sinjaleve dhe kërkesave të tregut, tha Uilliams. Përmes këtij programi, USAID po krijon një mundësi për ndryshime domethënëse në fushën e bujqësisë, por ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë vetëm. Ndryshimi i vërtetë do të vijë nga lloji i bashkëpunimit që ne po promovojmë sot këtu, bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve kërkimore dhe publike të shtrirjes në Shqipëri”, u shpreh Uilliams .

Sipas Kryetarit të Sektorit Kërkimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Astrit Balliu, projektet e reja kërkimore në Universitet do të përqendrohen tek mollët, ullinjtë dhe të tjera prodhime të vlerës së lartë.

Kërkimet shkencore në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë ende larg në përmbushjen e objektivave vetjake të rëndësishme, pra në mbështetjen me njohuri të reja dhe teknologji të reja të prodhimeve bujqësore.

m.xh/NOA

KOMENTE