Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Weber: Kriza Greke Rrezikon Të Përhapet, Ndihmat Janë Të Nevojshme
English

Weber: Kriza Greke Rrezikon Të Përhapet, Ndihmat Janë Të Nevojshme

ROMË, 5 maj /ATSH-ANSA/ - Kriza financiare e Greqisë "përbën një rrezik serioz për përhapjen e krizës në vende të tjera anëtare të Eurozonës dhe për efekte të tjera negative në tregjet e kapitalit", deklaroi sot Alex Weber, anëtar i Bankës Qendrore Evropiane dhe guvernatori i Bundesbank, Banka Federale e Gjermanisë, gjatë një fjalimi para Parlamentit gjerman ku shpjegoi se kontributi i Gjermanisë në paketën e ndihmave për Athinën është një nevojë dhe se plani i shpëtimit është zgjidhja më e mirë për të evituar përhapjen e krizës. Për Weber, "një falimentim i Greqisë do të kishte pasoja dramatike me efekte të ngjashme me falimentimin e institutit financiar "Leman Brothers" dhe në situatën e përkeqësuar aktuale mund të shkaktojë një rrezik të konsiderueshëm për stabilitetin e Eurozonës dhe të sistemit financiar, pavarësisht se situata e Greqisë nuk është e ngjashme me ato në vende të tjera të Eurozonës", njoftoi agjencia e lajmeve Bloomberg. /e.v/
KOMENTE