English

Arrestohet 24-vjeçari, kanosi me armë një person

Fier, 6 maj, NOA - Forcat e policisë së Fierit kanë arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin Arsen Merkaj, si autor i një kanosje me pistoletë ndaj një personi.

Fjala është për 62-vjeçarin me inicialet S.P, të cilin i lartpërmenduri e ka kanosur për motive të dobëta me armë në mesnatë, në vendin e quajtur lagja “16 Prilli” në qytetin e Fierit, në afërsi të zyrave të punës.

Në vijim të veprimeve hetimore, bëhet me dijeni se ky person gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë dhe fyer për shkak të detyrës punonjësit e policisë efektiv të Policisë së Fierit.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Fierit për veprën penale “Kanosje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Fyerje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84, 278/2, 236/2, 238, 239/2 dhe 274 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE