Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Mot I Kthjellët, Kushte Shumë Të Mira Për Lundrim
English

Durrës: Mot I Kthjellët, Kushte Shumë Të Mira Për Lundrim

DURRËS, 6 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Moti i kthjellët dhe kushtet e favorshme detare do të karakterizojnë sot situatën meteorologjike në rajonin e Durrësit. Burime nga kapiteneria e portit më të madh të vendit bënë të ditur për ATSH-në se tre tragete me udhëtarë dhe kamionë që mbërritën nga Bari (Itali) janë ankoruar në kalata që në orët e para të ditës. Kushtet e mira detare do të mundësojnë trafikun normal të anijeve në hyrje dhe në dalje nga porti detar, shtuan burimet e mësipërme, sipas të cilave, në kalatat portuale tashmë ka nisur përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë. Pjesa më e madhe e motopeshkatoreve të sektorit të Durrësit ndodhen aktualisht në gjueti nga grykëderdhja e Semanit në jug deri në atë të Bunës në veri. Pas dy ditëve me mot të paqëndrueshëm, era, që sot fryn e lehtë nga juglindja, do të ndikojë në kushtet e mira të motit dhe të detit./s.s./
KOMENTE