Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Shpirti i opozitës, po mbahet gjallë me aspiratën për liri
English

Edi Rama: Shpirti i opozitës, po mbahet gjallë me aspiratën për liri

Tiranë, 6 maj, NOA – “Vazhdimi i grevës së urisë nga socialistët, po tregon se shpirti i opozitës po mbahet gjallë jo me ushqim, por me aspiratën për liri dhe për një politikë të re, që nuk mbahet peng me armët e politikës së vjetër”.

Kështu është shprehur në mitingun e radhës së opozitës poshtë godinës së Kryeministrisë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili ka vënë në dukje shqetësimin për gjendjen e rënduar të grevistëve të urisë sot në ditën e gjashtë të saj.

“Ky është turpi i Sali Berishës dhe pushtetit të tij, që nuk ka zemër të ndiejë problemet e këtij vendi dhe nuk ka veshë apo sy të dëgjojë dhe të shikojë mundimet e njerëzve të këtij vendi”, e vlerësoi ai zgjatjen e grevës së urisë, në kushtet kur qeveria nuk po kthen asnjë përgjigje ndaj kushteve të protestuesve.

Sipas tij, në një kohë kur opozita është në një betejë vetëmohuese për votën e lirë, qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por po mban sehir duke qëndruar mbi kutitë e mbyllura.

n.e/NOA

KOMENTE