English

Fini: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, janë historike

Tiranë, 6 maj, NOA – Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë janë marrëdhënie historike mes këtyre dy vendeve, të cilat janë krijuar përmes viteve dhe që për zhvillimin e tyre, janë të interesuara të dyja palët.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeparlamentari italian, Gianfranco Fini, gjatë një konference për shtyp, me kryeministrin Sali Berisha në Tiranë ku është duke zhvilluar një vizitë zyrtare.

“Raportet mes dy vendeve tona tashmë kanë arritur në kulminacionin e tyre në të gjitha aspektet, si institucionale, ashtu edhe shpirtërore dhe mund të themi se janë mëse të shkëlqyera”, deklaroi Fini lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se pikërisht, kryeministri Berisha është një ndër protagonistët kryesorë të këtij përmirësimi raportesh mes dy vendeve tona.

Ndërsa sa i përket krizës politike në Shqipëri, Fini tha se “respekton pavarësinë politike të vendit tonë”, pa dashur të bëjnë më shumë komente se cila nga palët ka të drejtë në këtë debat të krijuar mbi hapjen apo jo të kutive të votimit.

n.e/NOA

KOMENTE