English

Foto përkëdhelëse midis Ibrës dhe Pique

Spanjë, 6 Maj NOA - Aparati fotografik i një tifozi të skuadrës së Barcelonës, ka arritur të kapë disa imazhe në të cilat janë duke ndenjur mjaft pranë njëri tjetrit dy nga futbollistët e kësaj skuadre dhe bëhet fjalë pikërisht për Ibrahimoviç dhe Pique.

Siç tregojnë dhe imazhet ata të mbështetur në makinë, kanë shkëmbyer gjeste mjaft afektive kundrejt njëri tjetrit dhe siç pohojnë mediat italiane, ngjasojnë si dy të dashuruar.

Gjithçka flitet se ka ndodhur pas seancës stërvitore të ekipit ku personi, i cili ka arritur të kapë këto foto, nuk ka rezistuar dot dhe menjëherë i ka shpërndarë ato në internet, ku tashmë mund të shihen në Facebook me titullin “Dhe unë kam mbetur i habitur nga fotot e Ibrës dhe Pique”.

r.b/NOA

KOMENTE