Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, sot parlamenti voton planin kundër krizës financiare
English

Greqi, sot parlamenti voton planin kundër krizës financiare

Athinë, 6 maj, NOA - Parlamenti i Greqisë do të votojë sot në një seancë të posaçme plenare planin e qeverisë i cili parashikon masa për shkurtimin e defiçitit buxhetor, që po e çon vendin fqinj drejt rrezikut të falimentimit.

Votimi i kësaj pakete masash strikte shtrënguese për ekonominë e vendit grek, bëhet në një kohë kur Athina u përfshi në protesta të mëdha, gjatë të cilave mbetën të vdekur tre persona.

Megjithë kundërshtimin që kanë masat popoliste ndaj këtij plani, ai pritet të miratohet pasi socialistët grekë zotërojnë shumicën e votave në parlament.

Konkretisht, plani i qeverisë për shpëtimin nga rreziku i falimentimit parashikon uljen e shpenzimeve, rritjen e taksave si edhe uljen e pagave dhe të pensioneve.

n.e/NOA

KOMENTE