Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inter fiton Kupën e Italisë
English

Inter fiton Kupën e Italisë

Romë, 6 Maj NOA - Interi ka arritur të marrë titullin e parë këtë sezon, ku në ndeshjen e djeshme në përballjen me Romën për finalen e Kupës së Italisë, ata arritën të fitonin me rezultatin 1 me 0.

Duhet thënë se ishte një ndeshje mjaft e tensionuar ajo që u zhvillua në “Olimpico” të Romës, ku të dyja skuadrat shkaktuan shumë goditje dënimi, madje për tu përmendur është kartoni i kuq i marrë nga Toti.

Goli i fitores për ziklatërit e Murinjos, erdhi vetëm në minutën e 40 të pjesës së parë, ku nga një pasim i Thiago Motës, Milito arriti të shënonte golin e vetëm të kësaj ndeshje duke çuar ekipin e tij në fitoren e trofeut të parë për këtë sezon.

Në përfundim të ndeshjes të gjithë lojtarët e Interit vazhduan festën e tyre, ndërsa në radhët e skuadrës kryeqytetase, tensioni nuk kishte të mbaruar.

r.b/NOA

KOMENTE