Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Qeveria Financon Rikonstruksionin E Monumenteve Të Kulturës
English

Korçë: Qeveria Financon Rikonstruksionin E Monumenteve Të Kulturës

KORÇË, 6 maj /ATSH-Behar Fejzulla/ - Disa nga monumetet e kulturës në qarkun e Korçës do t'i nështrohen rikonstruksionit të financuar nga qeveria, të ndarë në pesë projekte. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka miratuar financimin e pesë projekteve për rikonstruksionin e monumebteve të kulturës në këtë rajon, tha për ATSH-në drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Korçë, Artan Buzo. Ai tha se "është miratuar fondi prej 18 milion lekë për fazën e parë të projektit për rikonstruksionin e godinës rreth 200 vjeçare të Muzeut Arkeologjik të Korçës". Faza e dytë e projektit që pritet të miratohet së shpejti do të përbëjë rikonstruksionin e mjediseve të brendëshme të këtij Muzeu. Muzeu Arkeologjik i Korçës ka mbi 1200 eksponante që datojnë që nga periudha e Neolitit të Hershëm, 6000 vjet para erës së re dhe deri në periudhën e Mesjetës. Sipas drejtorit Buzo, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka miratuar edhe financimin prej 45 milionë lekë për rikonstruksionin e Manastirit të Shën Prodhonit në Voskopojë, rikonstruksionin e kalasë dhe mozaikut të Linit në Pogradec dhe rikonstruksionin e kishave të shën Mërisë në Lubonjë, të shën Kozmait në Vithkuq. Të gjitha këto objekte janë monumente kulture të kategorisë së parë. Drejtori Buzo nënvizon se rikonstruksioni i këtyre objekteve do të bëhet brenda vitit 2010, me qëllim, ruajtjen e tyre dhe kthimin në objekte të vizitueshme në nxitje të turizmit në rajonin e Korçës./ch/
KOMENTE