Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kroacia I Dorëzon Serbisë Listat E Fajtorëve Për Krime Lufte
English

Kroacia I Dorëzon Serbisë Listat E Fajtorëve Për Krime Lufte

BEOGRAD, 6 maj /ATSH-AFP/ - Kroacia i paraqiti dje drejtësisë serbe listën e serbëve të shpallur fajtorë apo të dënuar në mungesë për krime lufte të kryera gjatë luftës në këtë ish-Republikë jugosllave (1991-1995), deklaroi zëvendësprokurori serb për krime lufte. "Zyra e prokurorit serb për krime lufte mori listat e personave të shpallur fajtorë ose të dënuar në mungesë në Kroaci'', deklaroi Bruno Vekariç, cituar nga agjecia serbe e lajmeve TANJUG. Ai theksoi se ''listat ishin konfidenciale dhe ata që dyshojnë se emri i tyre mund të figurojë në këto lista, mund ta verifikojnë vetëm personalisht në ambasadën kroate në Beograd''. Sipas tij, listat përmbajë të paktën 1 000 emra, ndryshe nga sa ishte njoftuar më parë për 2 000 të tillë. Vekaric deklaroi se ''personat e shpallur fajtorë në Kroaci për krime lufte dhe që ndodhen aktualisht në Serbi duhet të gjykohen para drejtësisë serbe në kuadër të një marrëveshjeje të arritur mes dy vendeve''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE