English

Lëkundje sizmike 5 sekonda në Elbasan, ndjehet dhe në Tiranë

Lajmin e konfirmon për agjencinë NOA, Llambro Duni, Shefi i Sizmologjisë në Institutin Kombëtar të Gjeoshkencave. Detajet teknike

Tiranë, 6 Maj NOA – Një lëkundje sizmike ka ndodhur vetëm pak minuta më parë me epiqendër në rrethin e Librazhdit por u ndje edhe në këtë qytet, Elbasan dhe deri në Tiranë. Lajmin e konfirmon për agjencinë NOA, Llambro Duni, Shefi i Sizmologjisë në Institutin Kombëtar të Gjeoshkencave.

“Tërmeti u regjistrua në orën 15.06 dhe ai u lokalizua 15 km në verilindje të Elbasanit në fshatin Kuturman. Ai ishte i shkallës 3.8 rihter dhe me intensitetin 5 ballë. Tërmeti u ndje deri në Tiranë dhe sigurisht në qytetet Elbasan, por edhe Librazhd, Përrenjas dhe zonat përreth”, konfirmoi për agjencinë NOA, z.Llambro Duni.

Ai tha se deri tani nuk ka të dhëna për dëme. Ndërkohë edhe burime zyrtare nga Emergjencat Civile i thanë agjencisë NOA se nuk ka raportime deri tani për dëme të mundshme.

r.n/NOA

KOMENTE