English

Ministri Pollo takon ministren e Administratës Publike të Kosovës

Tiranë, 6 maj, NOA - Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo zhvilloi sot një takim me ministren e Administratës Publike të Kosovës Edita Tahiri.

Me të, ka ranë dakord ndër të tjera se zhvillimi i teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është mënyra më e mirë për zhvillimin ekonomik, kapërcimin e prapambetjes dhe qeverisjen e mirë dhe transparente.

Ministrja Tahiri nga ana e saj, informoi mbi reformat e rëndësishme që do të ndërmarrë dikasteri që ajo drejton si projekti Qeverisja Elektronike apo E-government, reforma në administratën publike të Kosovës, si dhe regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces që edhe Kosova do ta ndërmarrë në vitin 2011.

n.e/NOA

KOMENTE