Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Monodrama Ëngjëlli I Gravitetit , Sot Në Teatrin E Metropolit
English

Monodrama "Ëngjëlli I Gravitetit", Sot Në Teatrin E Metropolit

TIRANË, 6 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Monodrama "Ëngjëlli i Gravitetit", nën interpretimin e aktorit Florian Agalliu, do të shfaqet sonte në Teatrin e Metropolit për publikun kryeqytetas. Me regji të Renisa Shabanit, skenografi të Lirim Lilës dhe muzikë të Eduart Hallullit, "Engjëlli i Gravitetit", i shkrimtarit italian Massimo Sgorbani, ka marrë shkas për t'u shkruar nga leximi i një lajmi disa vite më parë në gazetat në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kur një i burgosur i dënuar me vdekje ishte në pritje që dënimi i tij të ekzekutohej me varje. "Është një ngjarje e jetuar, që ka ndodhur në vitin 1998, nga e cila autori ka marrë vetëm spunton sepse gjithçka është e inskenuar prej tij", tha aktori Florian Agalliu. Ai tha se "duke qënë një ngjarje reale dhe duke ditur që komplekset e obezëve janë të shumta jo vetëm në Shqipëri, por kudo, autori ka menduar ta trajtojë si problem". Regjisorja Renisa Shabani tha se, "me ane të kësaj monodrame dua të sjell një mesazh të fuqishëm social për një fenomen që ekiston dhe në shoqërinë tonë, siç është obeziteti. Duke qënë pjesë e këtij komuniteti, kemi një lloj përbuzje për këta persona, të cilët janë njerëz normalë dhe kanë të drejtën e tyre" . "Engjëlli i Gravitetit" është historia e një njeriu me probleme të dukshme te çrregullimit ushqimor dhe papjekuri psikologjike, një shpirt fëminor i bllokuar në një trup të rritur në dispropocion. Monologu është përmbledhja që personazhi i bën ngjarjeve, ndërkohë që pret ekzekutimin me varje. Gjatë monologut, i dënuari me vdekje ndërton vizionin e tij personal mbi botën, kozmogoninë e tij dhe e bën duke përdorur elementet e vetëm që disponon, i rritur në kultin e mallrave dhe të televizionit, pikturon në menyrë delirante konceptin e universit dhe të moralit, në të cilën pornografia përkon me aktin me ekstrem të shpalosjes së dashurisë. I verbër në këte besim, obezi pranon ekzistencën e "engjëjve të gravitetit", që falë krahëve të tyre fitojnë mbi peshën e gravitetit dhe afrohen drejt Zotit. Me besimin se do të behet pjesë e ketyre engjëjve, i dënuari pret me qetësi vdekjen e tij të pashmangshme e dorëzohet në një shenjtëri paradoksale, por autentike. Kjo monodramë do të shfaqet në Teatrin e Metropolit sot në orën 21:00 dhe do të vazhdojë deri në 9 maj. /s.s./
KOMENTE