Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nato: Rusia E Gatshme Të Bashkëpunojë Për Sistemin Antiraketë
English

Nato: Rusia E Gatshme Të Bashkëpunojë Për Sistemin Antiraketë

BRUKSEL, 6 maj /ATSH-AFP/ - Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, gjenerali Nikollai Makarov, përmendi mbrojtjen antiraketë mes temave të bashkëpunimit të mundshëm të vendit të tij me NATO-s në vitin 2011, njoftoi sot zyrtari më i lartë ushtarak i Aleancës Atlantike. "Mbrojtja antiraketë u përmend nga gjenerali Makarov mes sektorëve të fuqishëm që mund të zgjerojnë bashkëpunimin NATO-Rusi në vitin 2011", i deklaroi shtypit admirali Giampalo Di Paola, në përfundim të një mbledhjeje dyditore të Komitetit ushtarak të shefave të shtabit të përgjithshëm të aleancës të cilin ai e drejton. "Megjithatë, nuk filluam bisedimet lidhur me këtë pikë të veçantë", theksoi oficeri italian, duke theksuar se "kjo varet gjithashtu nga vlerësimi në frontin politik". Të 28 shefat e shtabit të përgjithshëm aleatë kanë miratuar me kolegët e tyre rusë një plan të përbashkët pune të kufizuar për vitin 2010, bëri të ditur admirali Di Paola, lidhur me çështje "logjistike", me "operacione ndihme", ose "me shkëmbime vizitash" dhe me organizimin e përbashkët të seminarëve. Presidenti i Komitetit ushtarak theksoi se pas ngrirjes së marrëdhënieve ushtarake pas luftës ruso-gjeorgjiane të gushtit të vitit 2008, "2010-a është vetëm një vit tranzicioni për të ecur përpara pas normalizimit gradual në vitin 2009 të marrëdhënieve NATO-Rusi. /I.Pu.
KOMENTE