English

Nis Punimet Seanca Plenare Në Kuvend

TIRANË, 6 Maj/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet e seancës plenare të radhës me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës, që lidhen me problematika të aktualitetit. Deputetët e Partisë Socialiste nuk marrin pjesë në seancë, pas vendimit të marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar, deri në përgjigje të kërkesave të tyre për transparencën e zgjedhjeve. Para fillimit të seancës, mbështetës të opozitës të mbledhur nga qytete të ndryshme, protestuan para selisë së Kuvendit duke kërkuar hapjen e kutive të votimit. /a.s//n.m/
KOMENTE