Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti grek miraton paketën e kursimeve, shpërthejnë protestat
English

Parlamenti grek miraton paketën e kursimeve, shpërthejnë protestat

Athinë, 6 maj, NOA – Pas protestave të dhunshme të ditës së djeshme, situata në kryeqytetin grek duket se është acaruar sërish sot pasi parlamenti grek ka votuar në favor të masave të forta financiare të vendosura si kusht për marrjen e një pakete ndihme ndërkombëtare.

Turma të tëra qytetarësh grekë ndodhen tashmë në mjediset para parlamentit grek, duke protestuar në kundërshtim me paketën e kursimeve, e cila sipas tyre parashikon shtrëngesa të mëdha që do të bien në kurrizin e tyre.

Nga ana e tij, duke folur para deputetëve, ministri grek i Financave, George Papaconstantinou, tha se vendi ishte vetëm dy javë larg mospagimit të borxhit që ka dhe me këtë ka dashur të argumentojë faktin se përse sipas tij, duhet miratuar kjo paketë kursimesh.

Por mesa duket, nuk janë aspak dakord me të qytetarët grekë, të cilët paraqiten mjaft të revoltuar me masat që i presin pas vënies në zbatim praktik të saj.

n.e/NOA

KOMENTE