Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pd:Rama Të Lejojë Mjekët Të Kontrollojnë Shëndetin E Grevistëve
English

Pd:Rama Të Lejojë Mjekët Të Kontrollojnë Shëndetin E Grevistëve

TIRANË, 6 Maj/ATSH/.- Partia Demokratike i kërkoi sot kryetari të PS-së Edi Rama që të lejojnë urgjentisht autoritetet zyrtare shëndetësore të bëjnë kontrollin e gjëndjes shëndetësore të grevistëve. Në një deklaratë të zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli thuhet se "në një akt te ri mizor, pasi ka mbyllur në burg në mes të bulevardit deputetë dhe militantë të partisë së tij, pasi ka mbyllur në burg nëna me fëmijë të vegjël, Edi Rama nuk lejon autoritetet zyrtare shëndetsore të hyjnë në çadra dhe të asistojnë grevistët e urisë për shëndetin e tyre, ndërkohë që këtë proces ja ka besuar militantëve fanatikë të PS-së, që fshehin sipas urdhërave të Ramës çdo problematikë shëndetësore të grevistëve". "Në burgun e urisë, sipas lajmeve që vijnë nga çadrat, ka edhe individë të sëmurë me diabet sheqeri, me sëmundje veshkash, me sëmundje të rënda deri në epilepsi, apo ulcera stomaku, sëmundje të cilat në kushtet ku Rama i ka burgosur, kërcënojnë rëndë jetën e tyre", përfundon deklarata e zëdhënëses së PD-së. /a.s//n.m/
KOMENTE