Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Platforma Botërore Mix Nderon Me Çmim Të Argjendë Ushkk Për Treguesit Socialë 2009
English

Platforma Botërore Mix Nderon Me Çmim Të Argjendë Ushkk Për Treguesit Socialë 2009

TIRANE, 6 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Unioni Shqiptar i Kursim Kreditit (USHKK) u vlerësua me Çmimin e Argjendtë nga Platforma Botërore e Mikrofinancës (MIX) për raportimin e treguesve socialë për vitin 2009. Burime nga ky union, bënë të ditur sot për ATSH-në, se ky çmim vjen për herë të parë në mikrofinancën shqiptare, duke ia besuar Unionit Shqiptar të Kursim Kreditit, lider prej 18 vjetësh i shërbimeve financiare në zonat rurale. Çmimi i Argjendtë vlerëson transparencën e treguar në raportimin e treguesve socialë të Unionit SHKK dhe është dhënë nga MIX, CGAP, Ford Foundation, dhe Michael & Susan Dell Foundation. Akordimi i këtij çmimi shpreh vlerësimin që i është bërë komponentit te përgjegjësisë sociale të Unionit SHKK, kërkesë kjo dhe e Bankës së Shqiperise, shprehur ditët e fundit edhe nga Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, se "financa e përgjegjëshme duhet të kuptohet jo vetëm si një e drejtë, por edhe si një detyrim për të gjithë pjesëmarrësit e tregut". Referuar dhe vlerësimeve të bëra në vitet e mëparëshme nga Platforma MIX, Unioni SHKK vazhdon të renditet ndër 100 institucionet më të mira në botë në bazë të treguesve të: profitabilitetit, shkallës së ndërhyrjes, transparencës dhe eficiencës, nga rreth 1000 institucione që u vlerësuan për vitin 2009./s.s./
KOMENTE