Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ppe: Mbështesim Qeverinë Berisha Dhe Hapat Drejt Anëtarësimit Të Vendit Në Be
English

Ppe: Mbështesim Qeverinë Berisha Dhe Hapat Drejt Anëtarësimit Të Vendit Në Be

BRUKSEL, 6 maj /ATSH/ - Partia Popullore Evropiane mbështeti sot fuqimisht qeverinë e kryeministrit Berisha dhe hapat e ndërmarra drejt forcimit të demokracisë dhe anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. PPE i kërkoi Partisë Socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të konfirmuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit dhe organizatat vëzhguese ndërkombëtare. PPE kërkoi me vendosmëri që opozita t'i japë fund menjëherë bojkotit dhe të nisë dialogun konstruktiv dhe të përgjegjshëm në parlament. Pas takimit të Komisionit Parlamentar BE-Shqipëri të zhvilluar në Bruksel në 4 maj 2010 dhe fjalimit të ministres shqiptare të Integrimit, Majlinda Bregut, Partia Popullore Evropiane ka bërë deklaratën në vijim: Partia Popullore Evropiane mbështet fuqimisht qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, dhe hapat e ndërmarra prej saj drejt forcimit të demokracisë dhe drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. - Shpreh shqetësimet e saj lidhur situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve demokratike të zhvilluara në qershorin e vitit 2009. - I kërkon partisë opozitare socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të konfirmuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit dhe të gjithë organizatave vëzhguese ndërkombëtare. - E cilëson për të ardhur keq qasjen e partisë opozitare, e cila po përpiqet të anashkalojë instrumentet ligjorë të Shqipërisë dhe mekanizmat ligjore të ankimimit, me qëllim përpjekjet e saj për rihapjen e kutive të votimit, rrjedhimisht pengimin e zbatimit të reformave të nevojshme dhe urgjente ekonomike dhe demokratike. - I kërkon opozitës të respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Rendin Ligjor, përshirë vendimet e Gjykatës dhe Komisionit Qendror Zgjedhor. - Shpreh shqetësimet e saj lidhur me thirrjen e zotit Rama për grevës së urisë përveç bojkotit, fakt që tregon qartë vendosmërinë e tij për zvarritjen e konfliktit të krijuar përmes mekanizmave të papranueshme, pavarësisht propozimeve të mazhorancës për një kompromis. - Beson se pjesëmarrja e opozitës në Parlament është thelbësore për një dialog konstruktiv në një demokraci parlamentare. - Këmbëngul që një dialog i tillë mes mazhorancës dhe opozitës duhet të zhvillohet në Parlament. - Kërkon me vendosmëri që opozita t'i japë fund menjëherë bojkotit dhe të nisë një dialog konstruktive dhe të përgjegjshëm në Parlament./ /i.p/
KOMENTE