Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil Biznesi/ Vlorë: Filip Angjeli, Prodhuesi Qe Tek Mobiljet Vendos Artin Dhe Fantazinë
English

Profil Biznesi/ Vlorë: Filip Angjeli, Prodhuesi Qe Tek Mobiljet Vendos Artin Dhe Fantazinë

VLORË, 6 maj /ATSH-H.Koçi/ - Filip Angjeli është një nga ortakët e fabrikës së prodhimit të mobiljeve "Fapiel" në Vlorë, pavioni i së cilës po vizitohet nga dhjetra qytetarë në panairin "Ekspo në Vlorë 2010". Dhe ky interesim, sipas tij, është i natyrshëm. "Njerëzit priren drejt cilësisë, modernes, por edhe koloritit të ngjyrave në prodhimet e firmës sonë", thotë Filipi. Me profesion inxhinier i përpunimit të drurit, tregon se fabrika e prodhimit të mobiljeve "Fapiel" është ndër të paktat e llojit të saj në Shqipëri, pasi veç teknologjisë bashkëkohore, spikat veç të tjerash, informatizimi i proceseve të prodhimit, personeli i kualifikuar inxhiniero-teknik etj. Për Angjelin, ky është kurorëzimi i një përvoje shumëvjeçare në profesion dhe biznes. "Aktualisht prodhojmë kuzhina moderne dhe mobilje të llojeve të ndryshme, të cilat i tregtojmë tek klientët tanë në të gjithë vendin, por dhe në Kosovë e Maqedoni", thotë inxhinieri 57-vjeçar i përpunimit të drurit. Filip Angjeli tregon se prodhimi i mobiljeve sot, nuk është thjesht dhe vetëm një proces i rëndomtë teknologjik, por që para së gjithash kërkon art, fantazi dhe përkushtim. "Asgjë nuk është më si më parë. Gjithçka ka ndryshuar në thelb. Kanë ndryshuar dimensionet dhe format e apartamenteve. Nuk ka më ndërtime standarde. Kjo e bën edhe më të vështirë prodhimin e mobiljeve të kuzhinave", thotë Angjeli, dhe për këto arsye, duhet punuar me kujdes në konceptimin fillestar të mobiljeve në prodhim. "Duhet të ndërtohen raporte të përcaktuara me përmasat e kuzhinës, apo sallonit. Duhet gjetur një raport i përshtatshëm ngjyrash, ndërsa arredimi i mjedisit, një element dominant, duhet të shërbejë si referencë gjatë gjithë procesit", thotë ai. Për Angjelin, puna për projektimin e një kuzhine nis në mendjen dhe fantazinë e prodhuesit dhe përfundon, po ashtu, në mendjen e tij. "Një gabim i parandësishëm në dukje, mund të dëmtojë në tërësi konceptimin e mobiljes që prodhohet", thotë ai. Prandaj sipas inxhinerit, projektimi i mobiljeve të kuzhinave përbën art me të gjitha dimensionet e tij, ku nuk mjafton vetëm niveli i përparuar i teknologjisë. Është një proces që kërkon domosdoshmërisht mendjen dhe aftësinë krijuese të prodhuesit. Në një këndvështrim të tillë, Filipi rikthehet pas në vitet kur punonte si inxhinier prodhimi në ndërmarrjen e përpunim drurit dhe rikujton prodhimet standarde që realizoheshin, që gjithsesi, ishin fryt dhe rrjedhojë e punës së përbashkët të personelit inxhiniero teknik. "Bufetë" 12 mijë dhe 19 mijë lekëshe, apo dhomat e gjumit, prodhuar me dërrasë e rimeso, ishin realizimet më cilësore të kohës, të cilat shpërndaheshin në të gjithë vendin", kujton ato vite, teksa buzëqesh. Në fillim të viteve të demokracisë, vendosi të vazhdonte. Kuptohet, jo në ato përmasa. Një punishte modeste u shndërrua gradualisht në embrionin e një sipërmarrjeje, që do të zgjerohej vazhdimisht. Tani, në skajin veriperëndimor të qytetit të Vlorës, ngrihet fabrika e prodhimit të mobiljeve "Fapiel", ku Filip Angjeli është një nga ortakët. Teknologjia më moderne e viteve të fundit në këtë fushë është një nga krenaritë e tij, të cilën e veçon, teksa tregon me dorë prodhimet e ekspozuara në pavionin e Panairit "Ekspo në Vlorë 2010"./ch/
KOMENTE