English

Roma – Inter, gjendet një tifoz i therur

Romë, 6 Maj NOA - Nuk ka qenë vetëm tension në fushën e lojës pasi dhe në radhët e tifozëve të skuadrave të Interit dhe Romës në ndeshjen e djeshme të finales së kupës së Italisë ai ka qenë mjaft i pranishëm.

Kështu janë vënë re se kanë qenë rreth 200 tifozë kryeqytetas të cilat janë përpjekur të arrijnë ato ziklatër për të patur një përleshje me to.

Në një bilanc të parë i cili është bërë nga autoritetet e këtij vendi kanë rezultuar shumë tifozë të plagosur, një polic i cili është çuar në spital dhe një tifoz i skuadrës së Interit është gjendur i therur.

Gjithashtu për tu theksuar është se dhe një tifoz i skuadrës së Romës i cili hyri në fushën e lojës gjatë zhvillimit të saj, përfundoi në pranga ku u kap nga karabinierët.

r.b/NOA

KOMENTE