Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca plenare, protestues të PS-së nisin marshimin drejt parlamentit
English

Seanca plenare, protestues të PS-së nisin marshimin drejt parlamentit

Tiranë, 6 maj, NOA – Nisja e seancës së sotme plenare duket se do të pritet me protesta nga ana e mbështetësve dhe deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët tashmë janë nisur duke marshuar drejt parlamentit.

Turma e protestuesve, me pllakata në duar dhe duke brohoritur sloganet që prej mëse një jave i thërret poshtë godinës së Kryeministrisë, i është drejtuar tashmë godinës ku zhvillohen seanca plenare dhe siç mësohet nga agjencia e Lajmeve NOA, pritet të përfundojë para parlamentit për të zhvilluar edhe atje një protestë.

Ndërkaq, protestuesit shoqërohen nga deputeti socialist Eduart Shalsi dhe janë duke ecur më këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të arritur para godinës së parlamentit.

Nga ana e tij, grupi parlamentar socialist ka marrë sot vendimin për të mos qenë i pranishëm në seancën e sotme plenare.

n.e/NOA

KOMENTE